Në fillim të mandatit të saj, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i uroi mirëseardhje në Kosovë, Koordinatores për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë me UNKT, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta, me vullnet të mirë dhe analiza të duhura. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për punën e UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit.
Spence theksoi vazhdimin e përkrahjes nga UNKT për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe produktiv, në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Ajo vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Kurti në Komitetin Drejtues të Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.
U vlerësua puna e përbashkët e Qeverisë dhe UNKT-së për të arritur vizionin afatgjatë që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e përpjekjeve globale për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm./arbresh.info/
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike
DKA heton ligjëratën për Specialen në ‘Xhevdet Doda’, parala...