Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP.
Duke theksuar rëndësinë që ka ARKEP-i si rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare, kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për këtë institucion drejt jetësimit të vizionit për zhvillim të këtij sektori, shkruan arbresh.info.
Në takim u bisedua për aktivitet në të cilat është duke u angazhuar ARKEP-i, drejt krijimit të një tregu konkurrues, i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë.
U bisedua për sfidat dhe mundësitë për zhvillim të sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë, si dhe shërbimeve telekomunikuese, që përmbushin kërkesat e konsumatorëve.
Në takimin e përbashkët ishin kryetari i Bordit, Nazim Rahimi dhe anëtarët: Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj dhe Arijan Qorolli, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 27 maj 2021./arbresh.info/


Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...