Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, e cila e ka uruar kryeministrin për punën dhe detyrat e reja.
Kryeministri i vendit tregoi se prioriteti i kësaj qeverie do të jetë puna dhe drejtësia. Gjithashtu, Kryeministri Kurti, foli edhe për procesin se ku ndodhen ministritë momentalisht me procesin e fuzionimit.
Ambasadorja Karin Hernmarck Ahliny shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në trajnimin e stafit në administratë publike dhe theksoi se pjesëmarrja e grave duhet të jetë prioritet. Poashtu ajo theksoi se prioritet duhet të jetë edhe çështja e ambientit.
U diskutua edhe për infrastrukturën, ku gjatë diskutimit Kryeministri Kurti bëri të qartë që infrastruktura nuk është vetëm asfalti, por edhe uji, kanalizimet, trotuaret dhe ndriçimi.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër