Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të gradimit të znj. Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoninë e veçantë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, bazuar në kompetencat saj kushtetuese e ligjore, gradoi gjeneral brigade Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në FSK. Njëherësh, me dekret të Presidentes Osmani, Spahiu u emërua edhe Inspektore gjenerale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni të organizuar në Presidencë morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi i lartë ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës./arbresh.info/

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...