Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik, Shaip Kamberi, ish-kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Kryeministri Kurti e uroi Kamberi për zgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë, pas shumë pengesave e sfidave me përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin në fshatin Tërnoc të Bujanocit. Ai shprehu besimin që Kamberi, sikurse edhe në mandatet e kaluara do të vazhdojë të përfaqësojë me dinjitet shqiptarët dhe se do ta ketë përkrahjen e vazhdueshme nga ai personalisht, por edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Deputeti Shaip Kamberi ia shprehu kryeministrit Kurti mirënjohjen dhe falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë së tij për përfaqësim dhe përkrahjen konkrete që po u jep shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc. Në veçanti e falënderoi për vendimin në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e 255 mijë eurove për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë të këtyre tri komunave.
Duke diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në përgjithësi në tri komunat, Medvegjë, Preshevë e Bujanoc dhe politikave diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kryeministri tha se bashkëpunimi e rreshtimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por domosdoshmëri e kohës. Prandaj, ai kërkoi koordinim e angazhim edhe më të madh, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare.Takimi i sotëm është në vazhdën e takimeve që kryeministri Kurti mban me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...