Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, javën e ardhshme pritet të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Bruksel.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Sipas Kryeziut, në këtë vizite Kurti do të takohet me zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE), por jo edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe Vuciq”./arbresh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime