Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë më 2020, u diskutua në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministres Emilija Redzepi dhe ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, me përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut.
Delegacioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive e “Youth Initiative for Human Rights”, Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit, Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Blert Morina, drejtor ekzekutiv i “Center for Equality and Liberty” dhe Muhamet Arifi, drejtor ekzekutiv i “Balkan Sunflowers” e njoftuan kryeministrin për të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti.
U bisedua për mundësitë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe Qeverisë sa i përket avancimit të të drejtave të njeriut.
Mes çështjeve kryesore të diskutuara ishte Plani i Qeverisë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, barazia gjinore dhe të drejtat e grave, të drejtat e komuniteteve joshumicë (rom, egjiptian dhe ashkali) dhe komunitetit LGBTI./arbresh.info/

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...