Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u raportua nga ministrat përkatës rreth procedurave dhe përshpejtimit të tyre për përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane.
Kryeministri Haradinaj, tha se temat që kanë të bëjnë me ekonomi, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, arsim, reformën në administratë, janë tema që kanë marrë një vëmendje të vazhdueshme dhe kjo vëmendje do të vazhdojë edhe në 2018.
“Ne aq sa arrijmë do të vazhdojmë me zbatim deri në fund të vitit, por në 2018 do të jetë një punë e vazhdueshme dhe besoj se të gjitha këto tema nuk mund t’i lëmë vetëm në identifikim, por duhet të kalojmë në hapa konkretë dhe në zbatim”, tha kryeministri Haradinaj.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj kërkoi nga ministrat sqarime shtesë, përshpejtim dhe ndërmarrjen e hapave konkretë nga ministritë të cilat janë të përfshira direkt në këtë proces, duke e vlerësuar të rëndësishme përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike
Hajni thyen kasafortën e xhamisë dhe merr 300 euro në Kameni...
Zhduket një grua në Prizren
U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit