Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte i ka kërkuar qeverisë së Kosovës nga Beogradi që të heqë tarifën 100% për mallrat serbe. Apelin kreu i qeverisë së Italisë e bëri gjatë vizitës në Serbi.
Ai tha se Italia shpreson që së shpejti do të arrihet një zgjidhje kompromisi midis Serbisë dhe Kosovës. “Kosova duhet të tregojë përgjegjësinë e nevojshme dhe përpjekjet për të rivendosur bisedimet dhe për të tërhequr taksën që vendosën nëntorin e kaluar”.
“Nuk do të ketë hyrje në BE për ne derisa të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës” tha Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me Conten. Si Brukseli dhe Uashingtoni kanë kritikuar Kosovën për vendosjen e tarifave duke kërkuar heqjen.
Kjo ka sjellë edhe ndarjen e liderëve të shtetit të Kosovës, pasi Presidenti dhe kryetari i parlamentit janë pro heqjes së taksës, por Haradinaj këmbëngul që nuk do të hiqet deri kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit
Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe v...
E hëna, dita më e ftohtë e javës në Shqipëri