Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Prayut Chan-ocha, gjeneral në pension, i cili ia ka shprehur urimet më të sinqerta e më të mira për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Gjeneral Prayut Prayut Chan-ocha, beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë.
Në letrën adresuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës i ka uruar atij suksese të shumta në përmbushjen e detyrës që i është besuar./arbresh.info/

Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare