Kryeministri Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski për pikëkalimin e përbashkët mes Kosovës dhe RMV-së, tha se po shënohet një kapitull i ri bashkëpunimi mes dy vendeve.
Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtete që synojnë Bashkimin Evropian, dhe se ky pikëkalim kufitar mes dy vendeve është bërë për mirëqenien e qytetarëve.
“Sot në mënyrë simbolike lëvizim kufirin mes problemeve dhe zgjidhjeve, një kontroll në vend të dy kontrolleve dhe për qytetarët kjo nënkupton me tepër, për familje dhe për jetë. Ne nuk e ndërtojmë vetëm infrastrukturën e kalimit kufitar, por infrastrukturën e bashkëpunimit të thellë. Puna dhe projektet si ky krijojnë jetë me të mirë dhe ky është fokusi i veçantë nga RMV. Ne nuk i bashkojmë shtetet ne i bashkojmë njerëzit dhe të njëjtën po e bëjmë sot, i bashkojmë shtetet, jo për konfrontim po për mirëqenien e qytetarëve tanë, sot kemi vendosur te jemi një gjeneratë, dita e sotme është një ditë qe vendoset se e ardhmja do të jetë këtu, dy shtete që synojnë të jenë pjesë e BE-së, faleminderit”, deklaroi ministri i RMV-së./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...