Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, me të cilin ka bashkëbiseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe ishte vlerësim i përbashkët se në Kosovë mbretëron një situatë e mirë e sigurisë.
Kryeministri Haradinaj, ka vlerësuar rolin e komandantit dhe të ushtarëve të KFOR-it, për angazhimin e tyre në Kosovën dhe popullin e saj, duke i falënderuar ata për kontributin e tyre në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
“Nën udhëheqjen tuaj KFOR-i ka dhënë kontribut në krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe për këtë u jemi mirënjohës si vend dhe si popull”, tha kryeministri Haradinaj.
Më tej, kryeministri Haradinaj, ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, në proceset zhvillimore të vendit, duke veçuar bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale, multietnike dhe gjithëpërfshirëse.
Për rolin konstruktiv në krye të KFOR-it dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, kryeministri Haradinaj e ka nderuar Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci me “Hartën e Artë të Kosovës”.
Ndërkaq, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, i ka prezantuar kryeministrit Haradinaj të arriturat e ushtrimit “Shpata e Argjendtë”, ushtrim ky që organizohet nga KFOR-i dhe përfshinë të gjitha institucionet vendore të sigurisë dhe ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet vendore, veçmas me ato të sigurisë./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...