Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Zëvendëspresidenti dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë”, thuhet në urim.
Më tej, ai i ka uruar kryeministrit dhe popullit tonë lumturi dhe prosperitet.
Përkthimi jozyrtar i letër urimit:
Shkëlqesia juaj,
Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë.
Ju dëshiroj juve Shkëlqesia juaj çdo lumturi dhe prosperitet të bollshëm popullit mik të vendit tuaj.
Me konsideratën dhe vlerësimin tim më të lartë.
Sinqerisht i juaji,
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...