Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Kryeministri Hoti fillimisht falënderoi ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.
Duke e vlerësuar veçanërisht të rëndësishëm partneritetin dhe miqësinë e Kosovës me Austrinë, Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Weidinger për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të posaçëm në përkushtimin e Qeverisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, por edhe masat që po ndërmerren për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjendën e reformave evropiane, procesin e dialogut me Serbinë etj.
Ndërsa, ambasadori Weidinger e falënderoi Kryeministrin Hoti për pritjen dhe shprehu zotimin e Austrisë për fuqizimin e partneritetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...