Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz. Përmes kësaj letre, Kryeministri Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka dënuar sulmet terroriste që tronditën mbrëmë kryeqytetin e Austrisë, Vjenën, shkruan Arbresh.info.
‘’I dënojmë në formën më të fuqishme të mundshme sulmet terroriste në Vjenë dhe qëndrojmë të bashkuar me popullin austriak në këto momente shumë të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin austriak’’, ka shkruar midis tjerash Kryeministri Hoti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka siguruar Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, se vendi ynë mbështetë institucionet dhe popullin austriak, bashkë me komunitetin ndërkombëtarë në luftë kundër terrorizmit./Arbresh.info/
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...