Vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën Pfizer ka filluar në veri të Kosovës.
Të moshuarit kanë filluar pritjen në radhë dhe siç shihet interesimi për të marrë vaksinën është i madh.
Por, për këtë deri më tani nuk janë deklaruar nga qeveria e Kosovës.
Nuk dihet nëse Serbia ka kërkuar leje nga institucionet e Kosovës për përdorimi e kësaj vaksine brenda territorit të Kosovës.
Arbresh.info, ka provuar të kontaktojë me zyrën e kryeministrit Avdullah Hoti por nuk janë përgjigjur.
Ndryshe, fillimi i vaksinimit në veri të Kosovës u konfirmua edhe nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç.
“Vaksinimi filloi në Leposaviq, dhe do të vazhdojë kudo në Veri. Fillimisht do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç, pastaj të tjerët” ka thënë Vuçiq.
Vaksinimi ka filluar sot në Mitrovicën e Veriut, dhe nesër në Zubon Potok dhe Zveqan.
Sasitë e para të vaksinës nga kompania “Pfizer-Biontek” arritën në Serbi të martën dhe vetëm tre ditë më pas mijëra sasi janë nisur në pjesën Veriore të Kosovës./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...