Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, biseduan sot me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, gjatë kësaj bisede kryeministri dhe ministrja e Financave, kanë falënderuar shefin e BERZH-it për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami e falënderuan z. Chakrabarti për përkrahjen e vazhdueshme të BERZH-it për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në kredinë emergjente për likuidet me vlerë prej 30 milionë eurosh, si dhe për mbështetjen e projekteve të kompanive rajonale, mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme etj”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryeministri Hoti tha se takimet e kësaj jave në Uashington dhe në Bruksel do të përqendrohen kryesisht në integrimin ekonomik rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ministrja Bajrami paraqiti prioritetet e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit./arbresh.info
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq