Në takimin përmbyllës të fundvitit që ka organizuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj ka thënë se ky vit po përmbyllet me disa vendime jetike të përfunduara që e fuqizojnë shtetin e Kosovës.
Sipas të parit të AAK-së dhe të qeverisë, dialogu dhe taksa do të bëjnë që vitin e ardhshëm të arrihet ajo që ka munguar që dhjetë vite, siç thotë ai, njohja reciproke me shtetin fqinjë, Serbinë.
“Vendimet jetike për vendin, ne e përmbyllim këtë vit më procese të konsoliduar, kemi marr dy vendime që na fuqizojnë. Tjera është përfaqësimi në dialog. Taksa dhe dialogu i përfaqësuar, ju siguroj që ia jap Kosovës atë që i ka munguar që dhjetë vet, njohja reciproke ndërmjet dy shteteve”, tha Haradinaj.
Tutje, ai u shpreh se gjërat tani më kanë ndryshuar për Kosovën, sipas tij nëse para një viti ka pas njerëz që kanë menduar që pavarësia e Kosovës nuk do të jetësohet, sot është më ndryshe.
Ushtria, sipas Haradinajt është po ashtu një arritje e madhe, siç thotë ai, përmes saj është përmbyllur shtetësia e Kosovës.
Ndërsa, në lidhje me vizat, tha se kemi një telashe për BE-në, pasi është dashur me udhëtuar lirshëm tash. Haradinaj pohoi se populli i Kosovës e meriton dhe ka drejtë të lëviz brenda zonës shengen.
Kurse për Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se askush nuk e turpëron vetën, të gjithë kokë lartë t’i përgjigjën çfarëdo ftese.
Trepça dominon Bashkimin në “Minatori”, e bën hapin e parë d...
Irani kërcënon Francën dhe Britaninë e Madhe: Nëse dërgoni a...
Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të a...
61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së
Musliu i reagon Osmanit: U desh t’iu shkundet karrigia për t...
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më