Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot po ashtu në takim edhe Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari me bashkëpunëtorët, i cili e uroi kryeministrin për detyrën dhe instalimin e dinamikës së re qeverisëse, shkruan arbresh.info.
Në takim, bëhet e ditur se u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet institucionit të Avokatit të Popullit dhe Qeverisë, me qëllim të avancimit të të drejtave të njeriut në vend.
Avokati i Popullit e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me çështjet të cilat i trajton ky institucion, të drejtat e njeriut përballë shtetit dhe institucioneve, siç janë rasti i faturimit të energjisë elektrike, konkretisht detyrimi i qytetarëve të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit, me të cilin detyrim janë shkelur katër ligje bazë.
Avokati i Popullit po ashtu e informoi Kryeministrin lidhur me procesimin rreth Fondit të Pensioneve të Kosovës të bartur në Serbi, që paraqet shkelje të të drejtave dhe dinjitetit të pensionistëve si lëndë e Gjykatës së Strasburgut.
Së treti rishqyrtimin e një vendimi të MPMS-së që i detyron të moshuarit edhe kur janë në pamundësi fizike të dëshmojnë në çdo gjashtë muaj se janë gjallë, gjë që sipas Jasharit cenon dinjitetin e njeriut.
Kryeministri është njoftuar edhe për shqetësimet e Avokatit të Popullit lidhur me diskriminimin dhe gjuhën fyese e përdorur në tekstet shkollore për personat me aftësi të kufizuar, sidomos për personat me sindromin Down.
Kryeministri Haradinaj, tha se e vlerëson lartë punën e madhe të këtij institucioni, i cili nga barometri i BE-së për institucionet e pavarura prinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst Qeveria do të ofrojë mbështetje për Institucionin e Avokatit të Popullit, por edhe për institucionet tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Duke qenë se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe të pacenueshme, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë në krijimin dhe promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët./arbresh.info/
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur