Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme ka folur edhe për çështjen e demarkacionit duke thënë se kjo temë është e trashëguar nga udhëheqësit shtetëror të kaluar, shkruan arbresh.info.
Ai ka folur edhe për raportin e Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke thënë se nuk duhet të përmendet shuma që ka shpenzuar komisioni.
“Unë se kam marrë flamurin në publik me dal me këtë . Profesor Shpejtim Bulliqi nuk është palaqo i rrugëve, Zejnullah Gruda nuk është i tillë, e as Florim Isufi. Tani e keni në parlament , vendimi është i juaji, kaq kam të ju them”, ka thënë ai.
Haradinaj, ka pohuar se nëse kjo qeveri do të mbahet mend për diçka, janë pikërisht temat e rëndësishme e që sipas tij asnjëra nuk do të anashkalohet dhe nuk do të mbetet pa u trajtu./arbresh.info/
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...
Hoti s’ka votë për Vjosa Osmanin, për “propozimet e tjera” t...
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i ...