Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Sipas njoftimit për media Haradinaj, e njoftoi ambasadoren Stjernvall për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, për prioritetet e qeverisë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe të arriturat në fusha të tjera të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve.
Haradinaj falënderoi ambasadoren e Finlandës për gjithë mbështetjen që e ka dhënë shteti finlandez në Kosovë si partner i fuqishëm dhe përkrahës i madh i proceseve eurointegruese të vendit tonë.
Kryeministri Haradinaj kërkoi nga ambasadorja Finlandeze përkrahjen e saj në aksionin për pastrimin e Kosovës, që do të nisë më 15 shtator 2018.
“Finlanda në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën në programe të caktuara që kanë pasur rëndësi të veçantë për jetën e qytetarëve. Sot kërkova nga ambasadorja finlandeze që të na bashkohen në aksionin tonë për pastrimin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon.
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?