Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga homologu i tij letonez, Maris Kucinskis.
Në letrën e urimit të kryeministrit të Republikës së Letonisë thuhet:
Më lejoni që t’ua përcjellë urimet më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe dëshirat e mia më të mira për një punë të suksesshme dhe produktive.
Shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim dhe përparim të marrëdhënieve miqësore në mes të Letonisë dhe Kosovës.
Me këtë rast, do të doja t’iu uroja sukses në zbatimin e reformave të domosdoshme për Kosovën në rrugën Evropiane.
Shkëlqesia e Juaj, ju lus të pranoni konsideratën time më të lartë me dëshirat për prosperitet dhe mirëqenie për vendin dhe popullin tuaj.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër