Presidenti Hashim Thaçi, të premten, nuk e ka elaboruar më shumë qëndrimin për “korrigjim të lehtë të kufirit” në jug të Serbisë dhe në veri të Kosovës, të cilin e ka shprehur këtë javë gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara (SHBA).
Kësaj gatishmërie, por edhe deklarimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk e njeh kufirin me Kosovën, i është kundërpërgjigjur kryeministri Ramush Haradinaj.
Haradinaj është një nga kundërshtarët më të fortë të opsionit të luajtjes së kufirit nëpërmjet zgjidhjes finale me fqinjin verior dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime konkrete në funksion të këtij përcaktimi.
Qeveria që ai drejton, nëpërmjet një deklarate i ka vlerësuar deklarimet e një dite më parë të Vuçiqit si kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse. Sipas ekzekutivit, kufijtë janë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar, përfshirë edhe ata në Jarinjë dhe Bërnjak, pikëkalime që synohet të përfshihen brenda Serbisë nëpërmjet zgjidhjes për shkëmbim territoresh. Qeveria ka konsideruar se deklarimet janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...