Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, edicioni i 19-të, i cili i kushtohet Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi.
Fillimisht, kryeministri Haradinaj, ka bërë homazhe te shtatorja e Mujë Krasniqit, në sheshin që mbanë emrin e tij, në Komunën e Klinës.
Me këtë rast, para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se Mujën e ka dëgjuar duke kënduar, por edhe Beqirin dhe shumë të tjerë dhe ideja për të mbajtur një festival të tillë duke e lidhur me emrin e heroit tonë dhe komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi, vëllait të tij Aliut, është ide e qëlluar dhe i bënë nder jo vetëm qytetit të Klinës, por gjithë kombit.
“Kam nderin që edhe si kryeministër i vendit të jem me juve në shenjë respekti për veprën heroike të komandant Mujë Krasniqit, të bashkëluftëtarëve, Beqirit, Aliut, dhe gjithë të tjerëve, por edhe në shenjë respekti për ju të gjallët”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se edhe si bashkëluftëtarë është i nderuar që të shprehë respektin edhe për artistët, rapsodët, valltarët nga të gjitha trojet shqiptare që nderojnë figurën e heroit Mujë Krasniqi./arbresh.info
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit