Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një grup biznesmenësh dhe investitorësh amerikanë nga fusha të ndryshme, në përbërje të , Fred Ketcher dhe Bruce Stewart si dhe sipërmarrësit Rrustem Gecaj dhe Genc Meraku, me të cilët ka biseduar për mundësitë dhe ambientin e përshtatshëm që ofron Kosova për investitorët nga jashtë.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka njoftuar z. Ingram dhe delegacionin, për progresin e Kosovës në të gjitha fushat veçmas, për prioritetet e Qeverisë në zhvillim ekonomik, forcim të sundimit të rendit dhe të ligjit dhe fusha tjera me rëndësi për vendin.

“Kosova ofron mundësi të mira për investitorët potencial. Ka hartuar legjislacion i cili lehtëson dhe thjeshtëson procedurat e të bërit biznes. Kemi Ligjin për Investime Strategjike i cili është mjaft i favorshëm për bizneset vendore dhe veçmas ato të huaja”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se Qeveria do të jetë partner
dhe mbështetës i pa rezervë i bizneseve.
Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është vend shumë i përshtatshëm për investime në sektorë të ndryshëm, pasi numri më i madh i popullatës janë të rinj dhe janë potencial për kompanitë dhe bizneset që kapitalin e tyre e investojnë në Kosovë.
Nga ana e tyre, investitorët amerikanë, shprehën gatishmërinë e tyre për investim në Kosovë në fusha dhe sektorë të ndryshëm, si në teknologji informatike, riciklimin e mbeturinave, në agrokulturë dhe fusha tjera me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit./arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...