Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër falënderim nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200- vjetorit të revolucionit grek.
Në letër falënderim, kryeministri Mitsotakis ka riafirmuar përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Greqia do të vazhdojë qasjen e saj konstruktive në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, me synim përforcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon, thuhet në letër, njofton Qeveria. /arbresh.info./
Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare s...
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...