Kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur edhe për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri, që ndërlidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e ku mbeten katër persona të arrestuar, ndërsa në arrati mbetet Milan Radojicic.
“Radojicic nuk ishte në shtëpi. Është ditur që ka qenë në Beograd, ai ishte shfaqur në televizion gjatë një takimi në Beograd. Por policia ndoshta nuk ka pasur informacione se ai nuk është kthyer, ose ka qenë e pa mundur që ta shtyjë aksionin për një ditë tjetër”, ka thënë Haradinaj për RTK2
Tre nga të arrestuarit e djeshëm janë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dy prej tyre kanë qenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se kanë manipuluar provat e rastit.
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...