Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, u dërguan sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Të dy u ndaluan të enjten me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Nikçi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”.
Ndërsa Shalaku dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.
Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dysharve.
“…të cilët me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Betimiperdrejtesi
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...