Kryediplomati spanjoll José Manuel Albares, tha se Spanja nuk është pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në.
Albare, në një intervistë për “el Periodico de Espana” ka komentuar vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.
“Prandaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe pse kjo nuk do të thotë, siç tregojnë këshillat juridike spanjolle dhe të të gjitha shteteve që nuk e njohin Bashkimin Evropian, dhe e them edhe një herë, asnjë njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestë i pranojmë pasaportat e tyre”, ka thënë Albare.
Kryediplomati spanjoll ka thënë se Spanja nuk do të jetë pengesë për dialogun Kosovë – Serbi.
“Por, e kam thënë edhe shumë herë dhe e them sërish sot këtu, se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. As për afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian. Sepse, ai territor i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Dhe përfaqësuesi i Lartë bëri një punë të lavdërueshme dhe ne e mbështesim atë. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por, kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, ka thënë me tej Albare./rtk
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...