Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media ku ka theksuar rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si “një urgjencë gjeopolitike”.
Wadephul ka deklaruar se procesi i zgjerimit të BE-së ka hyrë në një fazë të re dhe më të favorshme, ndërsa ka vlerësuar zhvillimet në Kosovë që nga përfundimi i luftës e deri te shpallja e pavarësisë.
“Zgjerimi i BE’së është një urgjencë gjeopolitike. Për herë të parë prej shumë vitesh ka një perspektivë realiste. Zhvillimi i Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe nga pavarësia është një histori e vërtetë suksesi. Për shumëkënd në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile, në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejtë të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, ka thënë ai.
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...
Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton binds...
Kampioni në fuqi nuk lejon befasi – PSG fiton betejën ...