Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka komentuar rreth bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare pajtimi.
Maas, gjatë një vizite në Greqi, ka thënë për gazetën e atjeshme “Kathimerini” se e vetmja mënyrë e duhur për ta arritur atë është që palët të shfaqin më shumë “tolerancë ndaj diversitetit”.
Sipas tij, çfarëdo përpjekje për të prishur këtë diversitet nëpërmjet ndryshimeve të kufijve është “e rrezikshme”.
Maas është pyetur edhe nëse frika e Bashkimit Evropian për rritjen e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor është arsyeja kryesore prapa vendosmërisë së bllokut për të rigjallëruar planin e saj të zgjerimit në rajon.
Ai ka thënë se qëllimi i projektit evropian nuk është të formojë sfera të ndikimit, por të promovojë parimet e lirisë, demokracisë dhe solidaritetit.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin