Banorët e disa lagjeve në Prishtinë dhe komunat përreth mund të përballen sot me ndërprerje ose çrregullime në furnizimin me ujë të pijshëm, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe turbullirës së ujit në kanalet furnizuese.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Badoc, e cila do të zgjasë deri në orën 16:00 për shkak të punimeve nga KEDS, ka ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me ujë.
Si pasojë, pa ujë janë mbetur zonat Kishnica, Sushica, Badoci dhe fshatrat Janjevë e Gushtericë në komunën e Lipjanit, ku gjithashtu mungon energjia elektrike.
Sipas njoftimit, ITU në Shkabaj po funksionon me kapacitet minimal për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit, që është pasojë e punimeve të vazhdueshme aty./Arbresh.info
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...