Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka ndryshuar orari i reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.
Siç thuhet në njoftim, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00 deri në orën 08:00, shkruan Arbresh.info.
Arsyeja e ndryshimit të orarit sipas KRU “Prishtina” është sepse ka filluar procesi mësimorë dhe në mënyrë që shkollat të mos mbesin pa ujë është bërë ky ndryshim.
“Ju njoftojmë se kemi ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.
Për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00.
Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...