Në një veturë me targa nga Kosovë në Kroaci, një person i panjohur ka shkruar “Kosova është Serbi”.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Opatisë.
Kjo u bë e ditur nga deputetja shqiptare në këtë vend, Ermina Lekaj Prljaskaj.
Ajo tha se ky mbishkrim u bë nga një qytetar serb.
Deputetja aktin e quajti diskriminim dhe ndezje të urrejtjes ndaj popullit shqiptar.
“Veprime të tilla shkaktojnë përhapje të urrejtjes, intolerancës dhe përçarjes mes popujve, diskriminim dhe ndezje të urrejtjes ekzistuese ndaj populli shqiptar”.
“Opatia ka qenë qytet multikulturor ndër shekuj, e veprime të tilla sipas Lekajt, shkaktojnë imazh të keq për turizmin në Kroaci”./arbresh.info/
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit