Kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” SH.A ka njoftuar se do të procedojë me përmbarimin e borxheve për klientët e saj. Procedura përmbarimore do të përfshijë amvisëri, biznese, institucione, dhe institucione publike që kanë borxhe për faturat e mbeturinave.
Në njoftim thuhet se afati për përmbushjen e obligimeve për pagesë është deri më 6 shtator në ora 16:00. Kompania ofron gjithashtu mundësinë e riprogramimit të borxheve me këste deri në 12 muaj.
“Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 12 muaj.
Ju bëjmë thirrje gjithë klientëve të kompanisë “Pastrimi”, SH.A që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë sonë, sepse në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e papaguara pas datës 06 Shtator 2024 do të procedohen te përmbaruesit privatë” thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...