Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime për vrasjen e rëndë të 15 vjeçares nga babai i saj dhe plagosjen e vajzës tjetër 10 vjeçare në Prizren.
Sipas prokurorisë rasti kishte ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:30, ku dyshohet se babai me shtetësi turke ka therur me thikë për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare, ndërsa vajza tjetër po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se sot, më datë 06.05.2025, rreth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se krimi ka ndodhur brenda rrethit familjar, ku i dyshuari – (shtetas turk), babai i vajzave, dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth moshës 15-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Po ashtu, sipas njoftimit, vajza tjetër, rreth moshës 10-vjeçare, ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“E njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor. Po, ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe bashkëshortja e të dyshuarit (nëna e vajzave). I dyshuari gjithashtu është vetlënduar, por është jashtë rrezikut për jetë. Nga pranimi i informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ndodhet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ku pritet që me njësitet relevante policore, së bashku me krim tekniken dhe zyrtarët e IML-së, të përfundojnë procedurat hetimore në vendin e ngjarjes”, bën të ditur prokuroria.
Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Tragjedi në një familje në Prizren, babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn