Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur veprime operative edhe në komunën e Malishevës, në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore.
Burime të mediumit Arbresh.info brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se hetimet po zhvillohen ndaj disa komisionerëve të qendrave të votimit, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe kanë ndërhyrë në procesin e numërimit të votave, duke cenuar seriozisht integritetin e procesit zgjedhor.
Sipas të njëjtave burime, operacioni është ende në zhvillim dhe priten detaje të tjera gjatë orëve në vijim./Arbresh.info
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...