Në kuadër të vizitës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë qëndruar për vizitë në Babaj të Bokës dhe Aeroportin e Gjakovës.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që t’i përcjellin nga afër aktivitetet që po zhvillohen në Komandën e Forcave Tokësore, Regjimentin e Parë dhe Regjimentin e Dytë i Këmbësorisë, në kuadër të planit vjetor të trajnimit dhe përgatitjeve për “Defender Europe 23”.
Gjeneral Jashari dhe gjeneral Corell e konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit profesional dhe kapaciteteve luftarake të FSK-së. /arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar