Qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe te varri i rreshterit Afrim Bunjaku në dy vjetorin e rënies heroike të tij.
Me lot në sy, qytetarët kanë shprehur respektin e tyre ndaj sakrificës së lavdishme të rreshterit të policisë së Kosovës i cili humbi jetën më 24 shtator 2023 nga një sulm i armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit, raporton Arbresh.info.
Pjesëmarrës në homazhe janë edhe familjarë, krerët e lartë e përfaqësues institucionalë, kolegë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë nga e gjithë Kosova, të cilët kanë përkujtuar me nderim dhe mall sakrificën e Afrim Bunjakut./Arbresh.info

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...