Në përvjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe pranë varrit të tij, ku vendosi kurora me lule dhe përuroi rregullimin e pllakës përkujtimore dhe varrit të heroit.
Në këtë ceremoni, homazhe bënë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqendonci, ministri Elbert Krasniqi, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Në nderim të njëvjetorit të rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku, sot do të mbahet një akademi përkujtimore nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti.
Ndryshe, një vit më parë, në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i udhëhequr nga ish-politikani Millan Radoiçiq sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar dhe marrë pjesë në këtë sulm.
Ndërsa, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për veprimtari terroriste. /Arbresh.info/






Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...