Krejt çka do të ndodh sot në Kosovë

07:09 | 8 Qershor 2021

Komisioni për Arsim interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 08:30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performances “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit “. Të ftuar, ministri i MASHTI-it, MAP-it dhe MKRS-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Qendra kosovare për studime gjinore publikon raportin “Mbrojtja nga diskriminimi”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00-12:00)

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi do të mbajë konferencë për media me temën “Gjendja e përkeqësuar e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës”. (Zyrat e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ora 11:00)

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, përkrahur nga CFD, prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Lipjanit – “Çelësi Magjik”. (Qendra Kulturore “Tahir Sinani”, ora 12:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”, si dhe do të bëhet formimi i grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare.(Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara