Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka takuar sot zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel.
Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se e ka uruar Bettel për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Kosovë, një hap që, sipas tij, do të forcojë më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe thekson angazhimin afatgjatë të Luksemburgut për mbështetje ndaj Kosovës.
“Ish-Kryeministrin Bettel e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj shtetit tonë nëpër fushat kyçe, nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni. Bashkë biseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.nfo
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës