Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se, pavarësisht zotimit të PDK-së për zhbllokimin e punimeve në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje po punon në drejtim të kundërt, duke synuar vazhdimin e bllokadës.
Sipas tij, ka një përpjekje të qëllimshme për të mos e çuar përpara procesin e konstituimit të Kuvendit.
Ai kritikoi entuziazmin e LVV-së për kandidaturën e Nenad Rashiqit për postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke shtuar se për Dimal Bashën nuk ka pasur një angazhim të ngjashëm.
“Ajo që vërtet më ka befasuar dhe nuk e kam pritur, është fakti se si krejt Lëvizja Vetëvendosje deri te deputeti i fundit, me kaq entuziazëm, dinamizëm dhe vullnet po angazhohen për të bërë nënkryetar një përfaqësues të komunitetit serb. Dhe nëse e krahasoj, shumë pak janë interesuar për Dimal Bashën dhe Albulena Haxhiun”, ka deklaruar Krasniqi.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C