Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se votimi i fshehtë është i paraparë për seancat plenare, të cilat janë seanca të rregullta pune gjatë gjithë mandatit të Kuvendit. Seanca konstituive, nga ana tjetër, ka thënë ai është seanca e parë, themeluese e Kuvendit pas zgjedhjeve, me një rend dite të paracaktuar dhe me rregulla që nuk mund të ndryshohen gjatë zhvillimit të saj.
“Duke llogaritur se përmes votimit të fshehtë mund të sigurohen vota që nuk u siguruan në votim të hapur, kjo krijon hapësirë për manipulime dhe blerje të mundshme votash, duke e shndërruar procesin në një akt të korruptuar. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit në këtë mënyrë do të përbënte një veprim të papranueshëm dhe të ulët në aspektin politik”, ka shkruar ai.
Sipas Krasniqit, Lëvizja Vetëvendosje, në këtë rast, po abuzon me të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit.
“Këtë të drejtë duket tashmë që veçse e ka humbur, ashtu siç ka humbur sot edhe besimin e dhënë nga PDK, e cila kishte besuar në një zgjidhje përmes dialogut. VV duhet përfundimisht ose të propozojë një kandidat tjetër konsensual nga radhët e veta, ose partitë e tjera duhet të ndërmarrin hapa për të provokuar një vendim për të kërkuar pastaj interpretim nga Gjykata Kushtetuese, me qëllim që të gjendet një zgjidhje në përputhje me rendin kushtetues”, ka theksuar ai./rtk
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...