Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se vlerat e UÇK-së janë të arta dhe ato nuk mund t’i baltosë askush.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se vlerat e luftës çlirimtare janë krijuar me shekuj dhe ato do të shkëlqejnë çdoherë.
Krasniqi ka theksuar se institutcionet e Kosovës nëse nuk frymëzohen nga Vlerat e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti i saj legjendar, nuk mund ta realizojnë e finalizojnë shtetndërtimin.
Në këtë intervistë Krasniqi ka folur edhe për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se asnjë proces që bazën e ka në dëshmitë e rrejshme të Shërbimit të Sigurimit të Serbisë, siç ishin dëshmitë e raportit të Dick Martit, nuk mund t’i dëmtojë vlerat që ka krijuar UÇK-ja.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale