Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizituar sot komunën e Kaçanikut.
Krasniqi është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi me të cilin kanë vizituar nënkalimin e qytetit i cili po vazhdon të punohet, Muzeun e Qytetit, rinovimin e objektit të Handikosit, Qendrën e Mjekësisë Familjare të Kaçanikut dhe kompaninë e suksesshme që merret me prodhimin e thasëve të letrës, “Eurothes”.
“Mbetet zhgënjyes, i papranueshëm dhe i ulët, diskriminimi i madh të cilin Qeveria Kurti po ua bën qytetarëve të kësaj komune, duke mos u ndarë asnjë cent për investime të reja kapitale edhe për vitin e katërt me radhë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ky diskriminim duhet të përfundojë! Institucionet janë të të gjithë qytetarëve, dhe duhet t’u shërbejnë të gjithëve, pa dallim, ashtu siç po u shërben të gjithëve kryetari Besim Ilazi”, ka shkruar tutje kryetari i PDK-së./Arbresh.info
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes