Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar dhe nderuar figurën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se veprat e Rugovës kanë lënë gjurmë në historinë e popullit të Kosovës teksa ka shtuar, se i veçantë do të mbetet kontributi i tij për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran.
Vizioni i tij për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë.
Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi./Arbresh.info
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...