Ish-kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në krye të PDK’së.
Krasniqi ka thënë se PDK ka nisur sot kapitullin e ri, duke shtuar se sot zgjodhi “një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate”.
Ai ka thënë se Hamza do ta ketë mbështetjen e tij të plotë, shkruan Reporteri.net.
“Bedri Hamza do ta ketë mbështetjen time të plotë. Duhet ta ketë edhe tuajën. Sepse prej sot, ai është përfaqësimi, uniteti dhe forca e PDK-së. Vazhdon rrugëtimi ynë i përbashkët për ta çuar Kosovën drejt zhvillimit, dinjitetit dhe qeverisjes së mirë. Urime Kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza”, ka shkruar Krasniqi.
Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK’së u mbajtë sot, pasi Krasniqi dha dorëheqje nga kjo pozitë të enjten./Reporteri.net
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...