Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Krasniqi tha se mësimdhënësit nuk kanë qenë vetëm edukatorë, por edhe patriotë, udhërrëfyes dhe burim frymëzimi për familje dhe breza të tërë: ashtu siç ishte Shaban Jashari!
“Ata kanë qenë shtylla mbi të cilën është mbështetur qëndrueshmëria jonë kombëtare, duke u bërë pishtarë të dijes edhe në kohët më të vështira. Në momentet më të errëta për vendin, kur shkolla nuk ishte thjesht një institucion, por një bastion i rezistencës dhe shpresës, ata sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë”, shkroi Krasniqi në Facebook./Arbresh.info/
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...