Ish kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka thënë se diplomati kosovar, Hashim Thaçi dhe presidentja Atifete Jahjaga kanë bojkotuar ceremoninë e varrimit të heroit, Isa Boletini.
Ai, për Klan Kosova, tha se nuk dihen arsyet e bojkotimit të këtyre liderëve kosovarë, ndërsa ka kritikuar edhe mospjesëmarrjen e personaliteteve të larta shtetërore të Shqipërisë, ku përjashtim bën presidenti shqiptar, Bujar Nishani, transmeton Telegrafi.
“Një pjesë e institucioneve të Kosovës e kanë bojkotuar varrimin e heroit Isa Boletini. E kam fjalën për zv.ministrin Hashim Thaçi dhe presidenten Atifete Jahjaga. Kemi dështuar me organizimin e varrimit të tij. Pjesëmarrja ishte e zbehët edhe në ceremoninë e Mitrovicës edhe nga institucionet e Shqipërisë”, ka thënë ish-kryeparlarmentari Krasniqi.
“Mendoj qe ngjarjet e tilla të kësaj natayre siç i kishim dje ndodhin rrallëherë në histori , pas gati 100 vite të kthehen eshtrat në Kosovë dhe në Boletin”.
“Kur kihet parasysh kontributi i Isa Boletinit në vitet 1910-1912, konsideroj që përgatitja nuk ka qenë e denjë për këtë personalitet”, tha ai.
Krasniqi ndër të tjerash ka thënë se këtë trajtim nuk e ka merituar heroi, Boletini, i cili nuk u varros me nderime të Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...
“Përvëlohet” Portugalia, temperaturat arrijnë mbi 40 gradë C...
Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...